Cfarë duhet të dish! - Lajmi Urgjent

Ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më urgjent që duhet të kuptosh. Ungjilli i Jezu Krishtit. Krishterimi i vertete biblik.

Wednesday, February 28, 2018

Cfarë duhet të dish!



Miku im, ka disa gjëra shumë të rëndësishme që duhet të dish. Ky artikull ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë per ty. Kjo që do të lexosh tani është lajmi më i rëndësishëm dhe më urgjent i jetës tënde sepse në lojë është vetë jeta jote.


Cfarë duhet të dish rreth Zotit


Zoti është i shenjtë

Zoti është pafundësisht i pastër, komplet i ndarë, i vecuar dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar. Ai është Unik. Ai është një Perëndi i Shenjtë i drejtësisë dhe i ka sytë tepër të pastër për të parë të keqen. Ai është totalisht i ndarë dhe i pastër nga mëkati dhe padrejtësia. Asnjë gjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të.

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen! (Libri i Zbuleses, kapitulli 4, vargu 8b).  

“I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij.” (Libri i Psalmeve, kapitulli 111, vargu 9b).  

“Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.”
(Libri i Habakukut, kapitulli 1, vargu 13)


Zoti është i drejtë

Sipas Biblës, Zoti është një qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet dhe gjykimet e Tij janë gjithmonë përsosmërisht të drejta. Si një Perëndi i drejtë Ai e do drejtësinë, por urren padrejtësinë.

“Ai është Shkëmbi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë.”(Libri i Ligjit te Përtërirë, kapitulli 32, vargu 4)

Ai ka vendosur Ligjin e Tij dhe kërkon drejtësi për ata që e shkelin atë. Ai e do të gjithë atë që është e drejtë dhe e mirë, por urren dhe ofendohet shumë për cdo mëkat të vetëm. Bibla thotë madje se Perëndia i urren të gjithë keqbërësit dhe është i zemëruar me ta cdo ditë. Perëndia nuk urren nga një zemër e keqe sic bëjmë ne; Në ndryshim nga ne, Ai qëndron i përsosur në shprehjen e urrejtjes së shenjtë përkundrejt atyre që e refuzojnë dhe shkelin Ligjin e Tij.

“Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur.” (Libri i Psalmeve, kapitulli 7, vargjet 11-12)

Cfarë duhet të dish rreth vetes


Shumë njerëz kanë një opinion të mirë pozitiv për veten e tyre. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme nuk është cfarë ne mendojmë për veten tonë por cfarë Zoti mendon për ne dhe për njerëzimin në përgjithësi. Cfarë ti mendon për veten tënde nuk ka shumë rëndësi kur qëndron përpara një gjykatësi në një sallë gjyqi apo kur aplikon për një punë në një intervistë; Ajo që ka rëndësi është cfarë gjykatësi ose punëdhënësi mendon për ty. Në të njëjtën mënyrë, të dish cfarë Zoti ka thënë për ty është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pavarësisht opinionit njerëzor, si janë njerëzit në sytë e Tij?

Ndoshta do të habitesh të dëgjosh se Zoti është shumë i ofenduar nga njerëzit. Ai nuk shikon asnjë gjë të mirë në ne. Ne të gjithë kemi mëkatuar kundër Tij. Ne të gjithë kemi rebeluar, ofenduar dhe e kemi braktisur Atë. Faktikisht, Bibla specifikisht na tregon se Zemërimi i Perëndisë digjet kundër njerëzimit dhe është vetëm me anë të mëshirës së Tij që Ai nuk na ka shfarosur të gjithve nga faqja e dheut. Eshtë shumë e rëndësishme qe ti ti kuptosh këto të vërteta, se si është gjendja jote para Zotit? Unë mund të dukem i ashpër dhe pa dashuri në gjërat që do të them tani, por këto janë të vërteta dhe kështu është gjendja jote. Mbaj mend që një doktor i mirë dhe i ndershëm është ai që gjithmonë thotë të vërtetën e hidhur një personi të sëmurë që është në rrezik për vdekjen. Gjithashtu kujto që një zjarrëfikës nuk do vepronte drejt nëse nuk do ti paralajmeronte me shumë seriozitet dhe me shumë urgjencë njerezit që ndodhen në në një shtepi të përfshirë nga flakët.


Njeriu lind me nje natyrë mëkatare 

Të gjithë njerëzit kanë lindur në këtë botë me një natyrë mëkatare armiqësore ndaj Zotit dhe totalisht të prirur për mëkat dhe ligësi. Nuk është vetëm cfarë ne bëjmë që është e keqe, por vetë esenca se kush ne jemi është e ligë. Për shkak të natyrës sonë, nuk ka asgjë të mirë në ne! Cdo aspekt e qënies sonë është e korruptuar nga mëkati - duke përfshirë intelektin tonë, emocionet, dëshirat, zemrat, motivet, dhe trupat tanë fizikë. Ne na mungon aftësia për të bërë ndonjë gjë që mund ta kënaqë Perëndinë, për të kuptuar ndonjë gjë për Të, dhe madje edhe aftësia për të ardhur tek Ai, sepse ne të gjithë nga natyra urrejmë dritën e pastërtisë së Tij dhe duam errësirën e kënaqësive tona mëkatare.

“Dhe gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta. Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij.” (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargjet 19-20).  

Ky korrupsion dhe kjo paudhësi ka filluar dhe është mbrujtur që në ngjizjen e njeriut.

“Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat”.  (Libri i Psalmeve, kapitulli 51, vargu 5).

Pasi kemi lindur ne devijojmë në pasione mëkatare edhe pse mund të jemi të vegjël dhe fëmijë;
“Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij”. (Libri i Zanafilles, kapitulli 8, vargu 21)

A është e nevojshme ta mësosh një fëmijë të gënjejë, të vjedhë, të jetë egoist, dhe të jetë brutal ndaj fëmijëve të tjerë? Ata e mësojnë vetë!

Faji Universal i Njeriut

Të gjithë njerezit kanë mëkatuar dhe janë të korruptuar në sytë e Zotit të shenjtë, kjo të përfshin edhe ty. Bibla deklaron se nuk ka asnjë që është i drejtë, pa mëkat, ose i mirë, dhe asnjë nuk mund ta pastrojë veten nga mëkati i tij.

“Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë”.  (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargu 23).

“Sic është shkruar: Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjë që të kuptojë, nuk ka asnjë që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një”(Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargjet 10-12)
“Kush mund të thotë: “Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im”?  (Libri i Fjaleve te Urta, kapitulli 20, vargu 9)

Urrejtja e njeriut përkundrejt Perëndisë

Megjithëse Perëndia e ka zbuluar veten e Tij shumë qartë, njerëzimi ka refuzuar ta nderojë Atë dhe në vend të kësaj ai ka ndërruar të vërtetën e Tij për një gënjeshtër, duke zgjedhur për ti shërbyer figmenteve të vetë imagjinatës së vet - sic janë fetë e ndryshme apo teoria e evolucionit - më tepër sesa Atë. Asnjë prej tyre nuk e kërkon Perëndinë dhe Ai nuk është në asnjë mendim të tyrin. Megjithëse njerëzit mund të kenë një ide të tyren për Të, të cilit mund ti luten, ata nuk duan ta njohin Atë si Perëndinë e Gjallë të Vërtetë sic Ai e ka zbuluar Veten në Bibël. Mendjet e tyre janë armiqësore ndaj Tij, për shkak të urrejtjes që është rrënjosur brenda natyrës së tyre mëkatare dhe dashurisë së tyre për mëkatin.
“Ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme për ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Sepse cilësitë e Tij të padukshme, fuqia e Tij e përjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qënë të dukshme nëpërmjet veprave të Tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pashfajesueshëm. Sepse megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua”.  (Libri i Romakëve, kapitulli 1, vargjet 19-21)

Zemra dhe Mendja e Ligë e Njeriut

Pse shikojmë kaq shumë të këqija dhe ligësi rreth e rrotull nesh? Pse njerëzit mund të jenë kaq brutal dhe të pamëshirshëm me njëri-tjetrin? Pse bota është në këtë gjëndje ku ndodhet sot?

Bibla ka një përgjigje dhe deklaron se zemra e njeriut është plot ligësi, nga ajo dalin të gjitha të këqijat dhe asnjë nuk mund ta njohë atë.
“Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër, vecëse e keqja në cdo kohë”. (Libri i Zanafilles, kapitulli 6, vargu 5)

“Zemra gënjehet më tepër se cdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?”  (Libri i Jeremias, kapitulli 17, vargu 9)

“Jezusi tha: ...Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia. Gjithë këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun”. (Ungjilli sipas Markut, kapitulli 7, vargjet 21-23)

E gjithë qënia e njeriut, zemra e tij është e korruptuar nga mëkati dhe kjo rezulton në vepra te liga.

Nga zemra e njeriut dalin të gjitha gjërat e liga që mund të mendohen, duke përfshirë mendime të këqija, imoraliteti seksual, vjedhjet, vrasjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, sensualiteti, krenaria, dhe marrëzia. Bashkë me zemrat tona të liga, mendjet tona gjithashtu janë armiqësore dhe të përfshira në vepra të liga. Por edhe ajo që na bind cfarë është e drejtë dhe cfarë është e gabuar – ndërgjegjja – është e papastër dhe e ndotur. Zemrat tona janë gjëja e fundit që duhet të ndjekim dhe e vërteta nuk do të gjendet kurrë brenda nesh. Nëse ndjek zemrën tënde, rruga mund të duket e drejtë dhe e mirë në sytë e tu por do të zbulosh që përfundon në vdekje.

“Eshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes”. 
(Libri i Fjalëve te Urta, kapitulli 14, vargu 12).

Në qoftë se nuk do të ishte për fuqinë kufizuese të Zotit, hirit dhe mëshirës së tij, të gjithë njerëzit do të ishin kaq shumë të këqinj me njëri-tjetrin, saqë as nuk mund ta imagjinojmë dot. Diktatorët dhe kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit na tregojnë potencialin që gjithesecili prej nesh ka për të qënë si ata. Megjithatë, në gjithë ligësinë e tyre, ata u kufizuan nga fuqia (hiri) e Zotit.

Njeriu është skllav i mëkatit

Njerëzimi nuk është vetëm fajtor për mëkat, por gjithashtu është i skllavëruar nga ai. Dashuria e madhe e njeriut për mëkatin dhe të keqen tregon që ai është një skllav i tij dhe i kapur rob nga epshet dhe kënaqësitë e tij. E vetmja gjë që njerëzimi ka bërë dhe vazhdon të bëjë në mënyrë aktive është të përfshihet në pasione, dëshira, dhe praktika mëkatare në mendime, në fjalë, dhe në vepra.

“Jezusi iu përgjigj atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkat, është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë”.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargjet 34-46)

Shkelja e Ligjit të Perëndisë

Të gjithë njerëzit, duke të përfshirë edhe ty, kanë shkelur Ligjin e Perëndië së shenjtë dhe të drejtë.
Ti, si të gjithë të tjerët, ke thyer urdhërmin e Tij më të madh.

“Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.” (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 22, vargjet 37, 38)

A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka? Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua?Asnjë person në këtë botë nuk e ka mbajtur këtë urdhërim të parë dhe më të madh. Nese ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi atëhere ti ke kryer mëkatin e parë dhe më të madh.

“Mos bëj dëshmi të rreme”. (pra, mos gënjej). (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 16). A ke gënjyer?

“Mos e përdor emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 7). Me fjalë të tjera mos u beto. A je betuar ndonjëherë për Të?

“Ndero atin dhe nënën tënde”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 12). A ka ndodhur që nuk ke respektuar dhe nuk u je bindur prindërve (edhe kur ke qënë i vogël)?

A nuk e dini se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: As kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as shpifësit, as rrëmbyesit nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e parë e Korintasve, kapitulli 6, vargjet 9, 10).

“Kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përcarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia, dhe të tjera të ngjashme me to... ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e Galatasve, kapitulli 5, vargjet 19-21)

A ke kryer marrëdhënie seksuale para martese? A ke pasur një person që e do më shumë se Perëndinë? A e ke shkelur kurorën e martesës? A ke pasur mendime homoseksuale ose e ke vlerësuar si dicka normale atë? A ke vjedhur ndonjë gjë sado e vogël qoftë ajo? A ke lakmuar dicka që nuk të përkiste ty? A je dehur ndonjëherë? A ke shpikur dhe ke thënë gjëra të pavërteta për dikë tjetër? A je treguar i keq ndaj një personi tjetër? A je grindur me dikë tjetër? A ke pasur smirë? 

Përpjekjet e Liga Fetare të Njeriut

Shumë njerëz besojnë se mund të shkojnë në Parajsë duke ndjekur një fe. Gjithësesi, problemi qëndron akoma, që asnjë fe nuk mund ta heqë, është fakti që njerëzimi është fajtor për mëkat dhe i gjithë mëkati do të ndëshkohet nga një Zot i drejtë dhe i shenjtë. Asnjë fe nuk mund të heqë mëkatet e dikujt dhe asnjë nuk mund ta bëjë veten e tij të pastër. Veprat e mira nuk mund të pastrojnë të këqijat.

“Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje” - thotë Zoti. (Libri i Jeremias, kapitulli 2, vargu 22)
“A mundet një etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do mund të bënit të mirën?” ( Libri i Jeremias, kapitulli 13, vargu 23)

“Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush”. (Libri i Jobit, kapitulli 14, vargu 4)

Njerëzit jane plot paudhësi dhe veprat e tyre më të mira janë si rroba të ndotura në sytë e Perëndisë.
Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, marrim shembullin e nje lebrozi, nëse marrrim një njeri me lebrën më të keqe, ai është një masë mishi e kalbur gjaku dhe lëngu dhe mban erë me dhjetra metra larg. Nëse ne do të merrnim rroben më të pastër, më të mirë dhe më të bukur dhe ta mbështillnim këtë lebroz me atë, pas pak sekondash ajo rrobe e bardhë do të ndotet, gjakoset dhe do të bëhet si mishi i lebrozit.
Këtë po thotë edhe Zoti këtu. Kështu janë veprat tona të mira përpara Tij, ashtu sic është zemra jonë.

“Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë (veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na cojnë larg si era”. (Libri i Isaias, kapitulli 64, vargu 6)

“Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më”. (Libri i Isaias, kapitulli59, vargu 2)

“C'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër, dhe i linduri nga një grua për të qënë i drejtë? Ja Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të Tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e Tij; Aq më pak një qënie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!”(Libri i Jobit, kapitulli 15, vargjet 14-16)

“Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua? Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e Tij, aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.  (Libri i Jobit, kapitulli 25, vargjet 4-6)


Cfarë duhet të dish për Perëndinë e Drejtësisë


Nëse Perëndia është me të vërtetë i drejtë, dhe ti me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, Ai nuk mund të të falë ty! Nëse Ai është i drejtë Ai duhet të të dënojë ty! Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati dhe mekatari të dënohet.

"Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit." (Libri i Psalmeve, kapitulli 7, vargjet 11-12)

“Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi”. (Libri i Hebrenjve, kapitulli 9, vargu 27)

“Paga e mekatit eshte vdekja”. (Libri i Romakeve, kapitulli 6, vargu 23)  Paga, pasoja e një mëkati të vetëm është vdekja!

Nuk flasim vetëm për vdekjen fizike, por flasim për vuajtje të përjetshme në një vend vuajtjesh dhe flakësh që quhet Ferr, ku Perëndia ndëshkon përgjithmonë, në përjetësi, ata që kanë mëkatuar, e kane ofenduar dhe kanë shkelur Ligjin e Tij. Eshtë e përjetshme sepse cmimi i mëkatit është kaq i madh saqë neve nuk mund ta paguajmë kurrë; Një mëkat kundër një Zoti të përjetshëm rezulton në pasoja të përjetshme. Per shkak te te gjitha gjerave te permendura me lart, ne jemi armiq të Tij dhe Zemërimi i Tij i përjetshëm qëndron mbi ne.

Dilema e madhe


Nëse të gjithë njerezit jane nën Zemërimin e drejtë të Perëndisë, atëhere, si mund të shpëtohem unë? si mund të pastrohem nga mëkatet e mia? Si mund Perëndia të jetë i drejtë dhe të qëndrojë i drejtë, dhe në të njëjtën kohë të drejtësojë, të shpallë të drejtë, të pafajshëm, te falë, mua mëkatarin?
- Kjo është dilema e madhe, dhe kjo është arsyeja pse erdhi Jezu Krishti.Pse Zoti, Biri i Perëndisë, la qiellin, mori një trup njerëzor dhe erdhi në tokë.



Ka Shpëtim për ty Vetëm në Jezu Krishtin


Këtu është Lajmi i Mirë i Ungjillit - Për shkak se Perëndia është i drejtë, dhe për shkak se Ai na do;Ai vendosi të na arrijë dhe të na ofrojë shpresën e shpëtimit duke derguar Birin e Tij, Jezu Krisht, që të na pajtonte me veten e Tij. Ai dergoi Birin e Tij që të merrte mëkatet e tua dhe të vdiste në vendin tend.

Kush ishte Krishti?

Jezu Krishti është Zoti, Biri i Perëndisë, i cili ka krijuar gjithcka,

“Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni sepse jam”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 13, vargu 13)

“Të gjitha u bënë me anë të Tij, dhe pa Atë nuk u bë as edhe një nga ato që janë bërë”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 1, vargu 3)

Ai nuk la mënjanë Hyjninë e Tij, Ai la lavdinë dhe privilegjet e Hyjnisë së Tij. Ai nuk u bë dicka më pak se Zot, por u bë dicka që Zoti nuk kishte qënë kurrë. Ai i shtoi natyrës së Tij Hyjnore, natyrën njerëzore. Ai mori mish dhe u bë njeri.

“I cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e cmoi si një gjë ku të mbahej fortë, për të qënë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e Tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit”. (Letra e Filipianëve, kapitulli 2, vargjet 6,7)
Ai zbriti në tokë duke lindur nga një e virgjër si personi i Jezu Krishtit.

“Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do ti vësh emrin Jezus, sepse Ai do të shpëtojë popullin e Tij nga mëkatet e tyre”. (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 1, vargu 21)

Cfarë tha Ai për veten e vet?
“Jezusi u përgjigj dhe i tha: Kushdo që pi nga ky ujë do të ketë përsëri etje, por kush pi nga uji që i jap unë, nuk do të ketë më etje përjetë; por uji që unë do t'i jap, do të bëhet në të një burim uji, që buron në jetë të përjetshme”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 4, vargjet 13,14)

“Dhe Jezusi u tha atyre: Unë jam buka e jetës; ai që vjen tek Unë nuk do të ketë uri dhe ai që beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 6, vargu 35)

“Në të vërtetë në të vërtetë po ju them: Ai që beson në mua, ka jetë të përjetshme. Unë jam buka e jetës”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 6, vargjet 47, 48)

“Dhe Jezusi u foli atyre duke thënë: Unë jam drita e botës; kush më ndjek, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargu 12)
“Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet dhe do të hyjë dhe do të dalë dhe do të gjejë kullotë... Unë jam Bariu i mirë, bariu i mirë jep jetën e vet për delet”.  (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 10, vargu 9,11)

“Jezusi i tha: Unë jam Ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe në vdektë, do të jetojë... dhe kushdo që jeton dhe beson në mua, nuk do të vdesë aspak përjetë...” (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 11, vargjet 25,26)
“Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përvecëse nëpërmjet meje.” (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 14, vargu 6)

Jezusi thotë: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap clodhje... unë do t'ju jap prehje për shpirtërat tuaj” (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 11, vargu 28)

Cfarë bëri Ai?

Në kohën e caktuar, me deshiren e Tij, Ai shkoi në kryq... Ndërsa ishte kryqëzuar në atë kryq, të gjitha mëkatet e njerëzve të Tij u vendosën mbi Të, të gjitha mëkatet e tua, e gjithë ligësia jote u vendos mbi Krishtin, dhe kur kjo ndodhi Ati braktisi Birin e Tij te dashur dhe Zemërimi i Tij, Zemerimi i Perëndisë - Zemërimi dhe Drejtësia e Tij e Shenjtë për gjithcka që është e ligë - ra mbi Të, për të ndëshkuar mëkatet e njerëzve të Tij në Të.

Dikush duhej të merrte mëkatet, dikush duhej të vdiste, dikush duhej të skarifikohej, dikush duhej të paguante pagën e mëkatit që të pajtoheshim me Perëndinë. Jezusi ishte dhe eshte Qengji i Perëndisë që u sakrifikua në vendin tënd dhe timin. Të gjithë gjykimin, dënimin dhe Zemërimin e Perëndisë që ti dhe une meritonim për shkak të gjithë ligësisë sonë, e mori në kryq Krishti. Ai mori vendin, Ai mori mëktatet dhe mori dhe dënimin e cdo njeriu që beson në të. I drejti për të padrejtët.

“Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”.  (Ungjilli sipas Gjonit, kap. 3, vargu 16)

“Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”.  (Libri i Romakeve, kapitulli 5, vargu 8)

Jezu Krishti u ringjall nga të vdekurit tre ditë më vonë, duke mundur vdekjen, mëkatin, dhe Ferrin. Ringjallja e Tij provoi që Ai ishte përsosmërisht pa mëkat dhe që Perëndia At e pranoi Sakrificën e Tij për mëkatet.Ai u ngjit në Qiell dhe u ul në të djathtën e Atit të Tij dhe i është dhënë autoriteti mbi gjithë qiellin dhe tokën. Perëndia e ka caktuar Atë si Mbretin e Lavdisë dhe ka caktuar një ditë në të cilën Ai do të gjykojë botën për mëkatet e saj dhe ti japë fund padrejtësisë.

"Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve". (Letra e pare e Korintasve, kapitulli 15, vargjet 3-4)

Cfarë duhet të bësh


Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit kudo të pendohen nga mëkatet e tyre, të kthehen tek Perëndia, dhe të besojnë Ungjillin e Zotit Jezu Krisht.

“Perëndia... tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen”. (Veprat e Apostujve, kapitulli 17, vargu 30)

Mos rri me ne gjendjen ne te cilen ndodhesh. Eja tek Ai dhe largohu nga zemërimi që po vjen! Të pendohesh është të kthehesh nga gjithcka në jetën tënde që është kundër vullnetit të Zotit, duke përfshirë veprat e tua, fjalët, dhe mendimet. Ndalo së luftuari kundër Perëndisë! Bjer përpara Tij dhe ndalo së përpjekuri për të drejtësuar veten tënde dhe nga mendimi që je mjaft i mirë. Prano ligësinë tënde përpara një Zoti të shenjtë, pafuqinë tënde për të bërë ndonjë gjë për ta kënaqur Atë, dhe mos beso në asgjë tjetër përvecëse në atë cfarë Krishti ka bërë. Nëse vjen tek Krishti, të pendohesh nga mëkatet e tua dhe të besosh në Të, ti do të shpëtohesh.

“Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh”.  (Veprat e Aposujve, kapitulli 16, vargu 31)

Eja tek Ai dhe Ai do të të shpetojë. Të gjitha mëkatet e tua do të falen dhe ti do te pastrohesh. Dhe jo vetëm që Ai do të heqë të gjitha mëkatet e tua, por Ai gjithashtu do të të japë ty vetë drejtësinë e Tij nëpërmjet veprës dhe meritës së Jezu Krishtit, Birit të Tij!

Jezusi tha: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap clodhje... unë do t'ju jap prehje për shpirtërat tuaj” (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 11, vargu 28)

“Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk beson te Biri, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të”.  (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargu 36)

“Pastaj (Jezusi) e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë”. (Ungjilli sipas Markut, kapitulli 8, vargu 34)

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.